Akuzoi se i kanë marrë 100 mijë euro/ Gjesti paditet në gjykatë për shpifje dhe prishje imazhi

Ish-menaxheri i Gjestit, Samed Potera, ka konfirmuar se ka ngritur padi ndaj banorit të Big Brother për shpifje dhe prishje imazhi.

Potera tha se padinë e ka bërë për shkak të akuzave “të papranueshme”, ndërsa theksoi se e merr përsipër përgjegjësinë që këto veprime janë ndërmarrë pa dijeninë e Gjestit.

“Padinë e kam bërë sot për shkak të akuzës për shpifje dhe prishje imazhi” , tha ai.

Gjesti gjatë rrëfimit që ka dhënë sa ishte pjesë e Big Brother, ka treguar një ndodhi të keqe që ka përjetuar.

Ai, mes të tjerash ka pretenduar se ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro.

“Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk me rrike shumë gati. Edhe pse Dj im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti.

“ I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë channelin, nëntë muaj pauzova, se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e t’i dërgojë te familja, kurrë s’ka me ia pa hairin”, tha ai.