Aksidentohet rëndë Ledjona Xheladinaj, dërgohet te Trauma

Gazetarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, ka pësuar një aksident me motomjet ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës.

Sipas burimeve të ‘Bold News’, si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar, por ajo do të vijojë të monitorohet nga mjekët për të vlerësuar nëse është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ledjona apo familjarët e saj në rrjetet sociale.