Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia ka ndarë një video të paprecedentë në llogarinë e tij të Instagramit.

    Në imazhet e publikuara, ai shihet me plagë në fytyrë, teksa i shkrep vetes një ‘selfie’, dhe jo vetëm.

    Ganiu po ashtu ka ndarë pamjet e një makine të aksidentuar, e cila shihet të jetë e rrotulluar në një vend me gjasë malor.

    Ish banori i BBVK nuk ka dhënë akoma detaje tjera mbi këtë postim.