“A sa bukur” – Parashqevi Simaku ia merr valles me këngë përmetare (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në qendër të vëmendjes këto dy javët e fundit, pasi u publikuan pamje ku ajo shfaqej duke marrë ndihma si e pastrehë në SHBA.

Biznesmeni Elton Ilirjani ishte i pari që u angazhua për ta ndihmuar këngëtaren, duke i siguruar një qëndrim në hotel dhe gjëra të tjera jetike.

Ilirjani ka ndarë shpesh momente nga jeta e Parashqevisë në InstaStory, ku ajo duket në një gjendje shumë më të mirë shëndetësore krahasuar me dy javë më parë, kur u publikuan pamjet shqetësuese.

Së fundmi, Ilirjani ka publikuar disa video të bukura, ku shihet duke mësuar nga Simaku si të kërcejë nën ritmet e këngës “Dasma Përmetare 2” të Vaskë Currit.