Moderatori Ronaldo Sharka është përfshirë në një debat në studio me konkurrentin e “Përputhen”, Orjanin.

    Teksa ky i fundit po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, Ronaldo e pyeti atë: “Orjan çfarë sedra?”

    “Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”– tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjja e tij.

    Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, megjithëse u ndalua nga djemtë e tjerë në studio.

    Pjesë nga debati

    Ronaldo: Orjan çfarë është sedra?

    Orjani: S’je ashkushi ti që të më drejtihesh dhe ta shpjegoj. Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes. Kjo është sedra

    Ronaldo shpërthen në të qeshura në studio

    Megi Pojani: Çfarë ka për të qeshur Ronaldo?

    Orjani:  A e din se kë ke përballë?

    Ronaldo: Jo

    Orjani: A e di se kush jam? E di shumë mirë se kush jam

    Ronaldo: Jo pra, ma thuaj

    Orjani: Lej batuat se e din shumë mirë se kush jam o Ronaldo. Kam respect për karrigen që je ulur ti, por të më përqeshësh ti mua!

    Megi Pojani: Ishe shumë i qartë Orjan dhe e kuptoj revoltën tënde.

    Ronaldo shpëthen në të qeshura

    Ronaldo:  Ndjesë!  E ftoj që ta marrë më me sportivitet situatën, se gjërat ndonjëherë i komplikojmë dhe i vështirësojmë më shumë (Ronaldo shpërthen në të qeshura)

    Orjani:  Tani nuk tallem. A i njeh njerëzit more ti?  A e din se kush jam unë?

    Ronaldo: Çfarë i ke këto muhabete kalajamsh o Orjan?!