A ka vend në jetën e saj për një romancë të re? Xhensila:”Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri…”, ndarja nga Besi, shkak persona të tretë?

Xhensila Myrtezaj hodhi poshtë hipotezat se divorci mes saj dhe Bes Kallakut është bërë për të fshehur pasurinë.

Pyetur nga Arbana Osmani, ajo mohoi që në ndarjen e tyre të ketë ndikuar një person i tretë! 

Legjenda urbane. Unë nuk bëj dot kompromis me jetën time për asgjë dhe askënd. Unë sot e dua shumë veten time. Hipotezat hidhen poshtë”, u shpreh Xhensila.

Megjithatë artistja tha se nuk do i thoshte jo dashurisë në jetën e saj, por theksoi se tani ka nevojë të qëndrojë pak vetëm.

Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri. Sigurisht që besoj fort te dashuria dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar dhe të duan. Unë jam te të 30-tat dhe patjetër koncepti im për çfarë është dashuria sot, ka ndryshuar. Çdo gjë vjen me moshën dhe pjekurinë, çfarë besoja 15 vjeçe, nuk e besoj tani që jam 30. Për momentin nuk kam kohë. Realisht kam ardhur nga një lidhje shumë e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.