Pas situatës së tensionuar në Ferma VIP, ku Adioni përdori gjuhë të rëndë ndaj Mimoza Ahmeti, ka ardhur një reagim nga familja e tij.
Në një prononcim për Vizion Plus, nëna e Adionit, Adelina Puka, ka kërkuar falje publike për sjelljen e të birit.
Ajo u shpreh se familja nuk është ndjerë mirë me fjalorin e përdorur dhe e konsideron atë të papërshtatshëm.
“Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes se si u soll Adioni. Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme,” – tha ajo.
Më tej, ajo shtoi se situata ka qenë e ngarkuar dhe kjo ka çuar në reagimin e tij të ashpër, por theksoi se kjo nuk justifikon gjuhën e përdorur.
Në fund, ajo kërkoi falje edhe ndaj familjes së Mozës:
“Më vjen keq shumë dhe kisha dashur me i kërku falje edhe familjes së saj.”
Ky reagim ka sjellë diskutime të shumta në rrjet, ndërsa publiku pret të shohë nëse do të ketë pasoja për Adionin brenda lojës.
