Marrëdhënia mes Adion Puka dhe Mimoza Ahmeti në Ferma VIP ka marrë një kthesë të fortë.
Ajo që nisi si një raport miqësor, në orët e fundit është shndërruar në debate të vazhdueshme dhe tension të hapur mes tyre.
Gjatë një prej diskutimeve, Adioni është dëgjuar duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj Mozës, çka ka shkaktuar reagime të menjëhershme.
Në pamjet e publikuara, ai i drejtohet asaj me tone të forta, duke ngritur edhe më shumë tensionin në shtëpi.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit.
Shumë prej tyre kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni dhe marrjen e masave për sjelljen e tij.
Situata mes dy banorëve duket se është përshkallëzuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojë produksioni në vijim.
