Një vendim i fortë është marrë nga Ferma VIP, pas rritjes së rasteve kur banorët kanë zgjedhur të largohen me vetëdëshirë.
Moderatorja Arbana Osmani u ka komunikuar fermerëve një rregull të ri, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lojë.
Sipas këtij vendimi, çdo banor që vendos të largohet nga gara do të penalizojë fondin e çmimit të madh me 10,000 euro.
Ky ultimatum synon të frenojë largimet e papritura dhe të rrisë përgjegjësinë e çdo konkurrenti brenda fermës.
Vendimi ka shkaktuar menjëherë reagime mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë në dinamikat e lojës në vazhdim..
