Një situatë mjaft gazmore ka ndodhur në emisionin e Ilnisa Agolli në Top Channel, ku i ftuar ishte Rogert Sterkaj.

Gjatë intervistës, moderatorja i kërkoi Rogertit të mbyllte sytë për një surprizë të vogël. Por askush nuk e priste reagimin që do të vinte më pas.

Sapo Ilnisa i vendosi në dorë një breshkë të vogël, Rogerti reagoi menjëherë duke “kërcyer” nga frika, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ky moment u bë edhe më interesant pasi vetë ai ka deklaruar më parë se është fobik ndaj breshkave.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga momentet më qesharake të fundit në ekran.

Një episod i lehtë dhe plot humor, që tregoi edhe një tjetër anë të finalistit të Big Brother VIP Albania.