Një surprizë e veçantë ka ardhur për Mateo Borri, i cili feston sot ditëlindjen, dhe në qendër të gjithçkaje ka qenë Brikena Selmani.
Brikena ka organizuar një ambient festiv në Kosovë, duke krijuar një atmosferë romantike me tullumbace, lule dhe shampanjë, për ta bërë këtë ditë sa më të veçantë për partnerin e saj.
Në videot e publikuara, dyshja shihen duke bërë “gëzuar” dhe duke shijuar momentin së bashku, të buzëqeshur dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave është edhe një tentativë për puthje në buzë mes tyre, e cila megjithatë nuk u realizua, pasi Brikena duket ende e rezervuar dhe e turpshme para kamerave.
Ndërkohë, në Instastory, ajo ka vendosur këngën e tyre “Të dua”, duke e shoqëruar me një dedikim shumë domethënës: “U rritsh me mua”.
Ky gjest është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e fortë e dashurisë dhe seriozitetit të lidhjes së tyre, që po vazhdon edhe jashtë Big Brother VIP Albania.

