Një debat i papritur ka ndodhur mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Rogerti, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjatë një diskutimi në studio, Mateo i drejtohet Rogertit me një pyetje direkte: “Çfarë do të thotë kjo ‘hajde ma kap xhepin’?”, duke kërkuar sqarim për deklaratat e tij.
Në atë moment, situata tensionohet për pak sekonda, pasi Rogerti çohet në këmbë për të reaguar, duke krijuar përshtypjen sikur mund të ndodhte një përplasje mes tyre.
Por në fakt, gjithçka rezultoi ndryshe nga sa u duk në fillim.
Rogerti u ngrit thjesht për t’i shpjeguar më qartë Mateos kuptimin e fjalëve të tij, ndërsa Mateo qëndroi i ulur duke dëgjuar.
Megjithatë, momenti i ngritjes së Rogertit krijoi tension në studio dhe një situatë që për pak u interpretua si përshkallëzim i debatit.
Pamjet janë bërë menjëherë virale, ndërsa ndjekësit kanë komentuar se për disa sekonda dukej sikur situata do të dilte jashtë kontrollit, por gjithçka përfundoi vetëm me një sqarim verbal.
@topchanneltvalbania “Ma shpjego…”/ Mateo debaton me Rogertin, ish-finalisti çohet në këmbë

