Edhe pse Big Brother VIP Albania ka përfunduar, tensionet mes ish-banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, një video virale ku Rogerti shfaqet duke performuar në një club të Tiranës këngën e dedikuar për Selinën, ka rikthyer debatet në rrjet.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, fituesja e këtij edicioni reagoi për këtë moment, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe plot ironi.
“Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të eci me emrin tim,” – u shpreh ajo.
Me këtë deklaratë, Selin la të kuptohet se nuk e sheh si rastësi faktin që ish-banori vazhdon të përdorë emrin e saj për të tërhequr vëmendje.
E pyetur nëse do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, ajo pranoi se është këshilluar për këtë, por ka zgjedhur një tjetër qasje.
“Shumë më kanë thënë ta hedh në gjyq, por unë besoj në Zot… nëse nuk ia kthej unë, ka një Zot lart,” – shtoi Selin.
Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer sërish përplasjen mes saj dhe Rogertit në fokusin e publikut.
@topchanneltvalbania “Rogerti ecën me emrin tim”, Selin: Tepër qesharake…

