Finalja e Big Brother VIP Albania u mbyll mes emocionesh të forta, ku Selina arriti të triumfojë përballë Mirit dhe të rrëmbejë çmimin e madh.

    Megjithatë, mes festës dhe lotëve të gëzimit, një detaj i rëndësishëm nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut.

    Bëhet fjalë për mungesën e një prej ritualeve më simbolike të këtij formati: fikja e dritave të shtëpisë nga fituesi.

    Në edicionet e mëparshme, ky moment ka qenë gjithmonë pjesë e finales, ku fituesi mbetet i fundit në shtëpi dhe mbyll gjithçka duke fikur dritat – një akt që simbolizon fundin e rrugëtimit.

    Por këtë herë, për habinë e të gjithëve, kjo skenë nuk u realizua.

    Mungesa e këtij momenti ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë shprehur se prisnin këtë “vulë” finale.

    Për shumë prej tyre, fikja e dritave nga vetë fituesja do të kishte qenë mbyllja perfekte e këtij sezoni.