Mbështetja për banorët e Big Brother VIP Albania po shkon në një tjetër nivel, dhe këtë herë në qendër është Mateo Borri.
Në rrjetet sociale po qarkullon një iniciativë e veçantë nga fansat e tij, të cilët janë organizuar për të mbledhur fonde me qëllim dërgimin e një surprize nga ajri.
Përmes platformës GoFundMe, ata kanë nisur një fushatë për të mbledhur rreth 700 euro, shumë që do të përdoret për një dron ose parashutë mbi shtëpi.
Kjo surprizë është menduar si një formë mbështetjeje për Mateon, por edhe për çiftin e njohur tashmë nga fansat si “Briteo” (Brikena dhe Mateo).
Interesante është se fushata ka marrë reagim të menjëhershëm, duke arritur brenda një kohe të shkurtër rreth 559 euro, afro 80% të objektivit total.
Ky organizim tregon qartë fuqinë e publikut dhe lidhjen e fortë që fansat kanë krijuar me banorët, duke u bërë pjesë aktive e rrugëtimit të tyre deri në finale.
Mbetet për t’u parë nëse surpriza nga ajri do të realizohet dhe çfarë mesazhi do të mbërrijë për Mateon në ditët vendimtare të lojës.


