Një moment shumë emocional është regjistruar në Big Brother VIP Albania, ku Mateo ka marrë një surprizë të papritur nga ajri.
Një dron ka mbërritur në oborrin e shtëpisë, duke sjellë një mesazh të veçantë nga Brikena, e cila ndodhet tashmë jashtë formatit.
Në mesazh shkruhej: “Të pres me fitore, të dua”, një dedikim që ka prekur menjëherë Mateon.
Sapo e ka lexuar, ai është dukur i lumtur dhe i emocionuar, duke buzëqeshur dhe duke reaguar me entuziazëm për këtë surprizë.
Ky moment ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat e çiftit kanë reaguar me komente pozitive dhe mbështetje.
Surpriza ka sjellë një energji të re për Mateon në prag të finales, duke e motivuar edhe më shumë në garën për çmimin e madh.

