Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në Ferma VIP, ku Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë nga ajri.
Një dron ka mbërritur mbi ambientet e fermës, duke sjellë një mesazh mbështetjeje për të nga këngëtarja e njohur Tayna.
Sapo e ka parë mesazhin, Moza është emocionuar dhe ka reaguar menjëherë me entuziazëm, duke ngritur duart drejt qiellit dhe duke falënderuar publikisht.
“Faleminderit shumë! Më ke ardhur tamam kur duhet!” – është dëgjuar të thotë ajo, ndërsa nuk ka kursyer fjalët e mira për Taynën.
Ajo ka premtuar madje se do të këndojë këngët e saj, duke e quajtur atë “vajzë të fuqishme” dhe duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen në një moment të rëndësishëm.
Ky moment ka sjellë një atmosferë pozitive në fermë, ndërsa fansat e kanë pritur shumë mirë këtë ndërhyrje nga jashtë.
@paktaktmedia Sa e bukur mirënjohja e #mimozaahmeti dhe shpirti i mirë i #tayna @Tayna #fermavip
♬ Si Ai – Marshmello & Ukay Remix – Tayna & Marshmello & UKAY

