Edhe pse Brikena nuk është më pjesë e Big Brother VIP Albania, duket se lidhja e saj me Mateon vazhdon të jetë e fortë dhe e dukshme.
Së fundmi, një moment emocional është kapur nga kamerat, ku Mateo i drejtohet drejtpërdrejt Brikenës, edhe pse ajo ndodhet jashtë shtëpisë.
Teksa fliste para kamerës, ai shprehu hapur ndjenjat e tij, duke treguar se e ndjen mungesën e saj në përditshmërinë brenda BBVA.
“Do doja të të merrja në telefon… Natën e mirë zemra ime,” u dëgjua të thotë ai, duke prekur jo pak ndjekësit e formatit.
Ky mesazh i sinqertë ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat kanë reaguar me komente pozitive për raportin e tyre.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një dëshmi të qartë të lidhjes së tyre, edhe pse loja tashmë po shkon drejt fundit.
Ky moment tregon se, pavarësisht distancës, Mateo vazhdon ta mbajë pranë Brikenën në mënyrën e tij.

