Nata që duhej të ishte festive për finalistët e Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga momentet më të tensionuara të sezonit.
Gjatë darkës së organizuar për katër finalistët, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një përplasje të fortë mes Rogertit dhe Mateos.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Rogerti dëgjohet duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese ndaj tij, duke nxjerrë në pah gjithë tensionin e grumbulluar.
“Ti je i vetmi njeri që du me e shkly. Du me t’shkly vëlla,” u shpreh ai, duke rënduar atmosferën në tryezë.
Situata u bë aq e tensionuar sa produksioni ndërhyri menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Kujdes mikrofonin!” ishte paralajmërimi që iu drejtua Rogertit, për të ulur tonet dhe për të kontrolluar sjelljen.
Ky episod tregon qartë se rivaliteti mes finalistëve është në kulm dhe përplasja mes Rogertit dhe Mateos pritet të vazhdojë deri në finalen e madhe.

