Një moment vendimtar është shënuar në Big Brother VIP Albania, ku Rogerti është shpallur finalisti i fundit i këtij sezoni, duke lënë jashtë garës Brikenën.

Përballja mes tyre ishte ndër më të fortat, por në fund ka qenë Rogerti ai që ka marrë mbështetjen e publikut për të siguruar vendin në finale.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ai është rikthyer në shtëpi me një energji të jashtëzakonshme, duke treguar vetëbesim të plotë.

Rogerti u pa duke bërtitur nga gëzimi dhe duke festuar këtë arritje të madhe, ndërsa emocionet e tij ishin të dukshme për të gjithë banorët.

Ndërkohë, largimi i Brikenës ka sjellë reagime të shumta, duke qenë se ajo ishte një nga banoret më të forta të këtij edicioni.

Ky moment ka ndezur rrjetin, ndërsa tashmë sytë janë drejt finales dhe përballjes së fundit për çmimin e madh.