Tensionet në Big Brother VIP Albania po arrijnë kulme të reja, duke kaluar nga debatet e zakonshme në situata që prekin drejtpërdrejt jetën personale të banorëve.

    Një nga përplasjet më të forta mbetet ajo mes Mirit dhe Mateos, e cila ka vijuar me intensitet dhe së fundmi ka marrë një kthesë shumë delikate.

    Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, Mateo e ka akuzuar vazhdimisht Mirin për një pëlqim ndaj Selinës, duke e vendosur në qendër të diskutimeve dhe duke nxitur interpretime të shumta.

    Këto deklarata duket se e kanë rënduar emocionalisht Mirin, i cili është shprehur i shqetësuar për ndikimin që mund të kenë jashtë, sidomos në raport me bashkëshorten dhe familjen e tij.

    Në një debat të fundit, ai shpërtheu ndaj Mateos duke e bërë përgjegjës për çdo pasojë që mund të vijë si rezultat i këtyre fjalëve.

    “Unë s’e di si është jashtë… nëse familja ime ka pasoja nga ato që ke thënë ti, ti ke për ta parë jashtë kur të dalim”, u shpreh ai me tone kërcënuese.

    Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë reagime, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në vazhdim dhe në jetën e tij jashtë shtëpisë.