Shtëpia e Big Brother VIP Albania vazhdon të dhurojë momente jo vetëm tensioni, por edhe humori, dhe këtë herë protagoniste është bërë Selina.

    Duke qenë se nuk ka pasur ende mundësinë të përballet me “Kutinë e Pandorës”, ajo vendosi ta improvizojë vetë situatën, duke krijuar një skenar plot humor dhe ironi.

    Me një stil shumë natyral, Selina nisi të “lexojë” zarfe imagjinare, duke iu drejtuar moderatorit sikur ndodhej në Prime dhe duke e kthyer gjithë situatën në një performancë argëtuese.

    Ajo madje “shpërbleu” veten me një udhëtim dhe më pas kaloi te pjesa dramatike e kutisë, ku duhej të bënte nominime, duke përmendur edhe banorë të tjerë me një ton ironik.

    Ky moment u prit me të qeshura nga banorët, të cilët e shijuan improvizimin dhe energjinë pozitive që ajo solli në shtëpi.

    Me këtë veprim, Selina tregoi edhe një herë anën e saj kreative dhe humoristike, duke ironizuar në mënyrë origjinale dinamikat e Prime-it dhe situatat e zakonshme të formatit.