Tensionet në Big Brother VIP Albania nuk kanë përfunduar me mbylljen e spektaklit, por janë përshkallëzuar gjatë darkës mes Mirit dhe Mateos.
Siç shihet edhe nga pamjet, debati mes tyre ka qenë i ashpër, me tone të larta dhe akuza të drejtpërdrejta. Shkak janë bërë komentet e Mateos, i cili ka rikthyer në vëmendje raportin e Mirit me Selinën.
Këto deklarata janë pritur me revoltë nga Miri, i cili i ka konsideruar si sulm personal dhe si ndërhyrje në jetën e tij familjare.
“Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja”, u shpreh ai i irrituar, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Ai shtoi gjithashtu: “Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam”, duke mohuar çdo ndjenjë reale brenda shtëpisë.
Kjo përplasje vjen pas diskutimeve të forta në Prime për raportin e tij me Selinën dhe çështjen e shumëpërfolur të krevatit.
Megjithatë, Miri ka theksuar se gjithçka ka qenë pjesë e lojës dhe jo një lidhje e vërtetë, ndërsa tensionet mes tij dhe Mateos duket se janë larg përfundimit.

