Një moment i papritur dhe plot emocione pritet të ndodhë në Big Brother VIP Albania, ku Mateo duket se po mendon t’i bëjë një propozim Brikenës brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede me Selinën, ai ka zbuluar planin e tij, duke kërkuar ndihmë se si ta realizojë këtë surprizë. Problemi kryesor? Mateo nuk ka një unazë për këtë moment të veçantë.

Selina fillimisht i sugjeroi që t’i jepte unazën e saj, duke menduar se mund ta shpëtonte situatën. Por pas pak diskutimi, të dy arritën në përfundimin se kjo ide mund të dukej e çuditshme dhe jo shumë e përshtatshme.

Biseda mori një kthesë më kreative, kur Selina i propozoi një alternativë tjetër: të shkëmbenin byrlyzyqet (byzylykët) si simbol i lidhjes mes tyre.

Kjo ide duket se i pëlqeu Mateos, i cili po mendon ta realizojë këtë gjest ndryshe nga tradicionalja, por me të njëjtin kuptim emocional.

Tani mbetet për t’u parë nëse ky propozim do të ndodhë vërtet dhe si do të reagojë Brikena, ndërsa publiku po pret me kuriozitet këtë moment të mundshëm romantik brenda shtëpisë.