Përplasja në distancë mes dy formateve më të ndjekura, Big Brother VIP Albania dhe Ferma VIP, duket se po bëhet gjithnjë e më e hapur, duke përfshirë këtë herë edhe vetë moderatorët.

    Pas disa komenteve dhe thumbimeve indirekte nga Arbana Osmani gjatë netëve të “Ferma VIP”, ka ardhur reagimi nga Ledion Liço, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin e tij.

    Në nisje të Prime-it të fundit, Ledioni e hapi spektaklin me një deklaratë që u interpretua menjëherë si një “thumb” i drejtpërdrejtë. “A jemi ne nga ata njerëz që na ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjmë sikur kemi ecur përpara por kokën e kemi mbrapa”, u shpreh ai.

    Këto fjalë u lidhën menjëherë me deklaratat e mëparshme të Arbanës, e cila gjatë një debati në “Ferma VIP” kishte thënë: “është tjetër emision ai”, duke bërë një dallim të qartë mes formateve.

    Përmes kësaj daljeje, Ledioni duket se ka dashur të japë një mesazh të fortë, duke lënë të kuptohet se e shkuara nuk duhet të ndikojë në rrugëtimin e ri televiziv.

    Ndërkohë, rrjeti ka shpërthyer në komente, duke e kthyer këtë “përplasje” në një nga temat më të nxehta të momentit në ekranin shqiptar.