Një moment i bukur dhe shumë emocionues është regjistruar sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një surprizë e papritur ka ardhur nga ajri për Brikenën, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve.
Teksa ata ndodheshin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë unike për t’i treguar mbesës së tij se po e ndjekin dhe e mbështesin nga jashtë.
Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti se mesazhi nuk i drejtohej vetëm Brikenës, por përfshinte edhe Mateon, duke lënë të kuptohet qartë se familja e saj e miraton raportin e krijuar mes tyre brenda shtëpisë.
“Do e pimë kafen me Mateon…”, shkruhej në banderolën e ardhur nga ajri, një detaj që e emocionoi shumë Brikenën dhe solli buzëqeshje edhe tek Mateo, i cili e priti me entuziazëm këtë gjest.
I prekur nga kjo surprizë, Mateo reagoi menjëherë para kamerave duke falënderuar dajën e saj për mbështetjen dhe fjalët e mira.
“Falënderojmë daja Gëzimin për suportin. Ke bërë gjënë më të mirë në botë. E ke bërë Brikenën të ndjehet shumë mirë. Do takohemi kur të vij unë në Kosovë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre po forcohet edhe më shumë.

