Ndonëse e nisën ditën me puthje dhe përqafime, qetësia mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania nuk ka zgjatur shumë. Ajo që dukej si një mëngjes i qetë dhe romantik, u kthye shumë shpejt në një moment tensioni mes tyre.
Teksa Brikena ndodhej në dhomën e grimit duke u përgatitur, Mateo iu afrua me tone të ëmbla për t’i uruar mirëmëngjesin. Ai e pyeti nëse kishte fjetur mirë dhe iu drejtua me fjalë përkëdhelëse si “o drita ime”, duke krijuar fillimisht një atmosferë pozitive.
Por situata ndryshoi brenda pak sekondash. Mateo vendosi ta ngacmonte për një detaj që lidhej me pastërtinë e krevatit të saj, një koment që duket se nuk u prit aspak mirë nga Brikena.
“E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. T’i kam ndërruar,” i tha ai hapur. Kaq mjaftoi që ajo të reagonte menjëherë, duke u ngritur e nervozuar dhe duke u larguar nga dhoma pa i kthyer asnjë përgjigje.
Teksa ajo largohej e revoltuar, Mateo tentoi ta ndalonte me pyetjen “Ça ke?”, por u injorua plotësisht. I habitur nga reagimi i saj, ai vazhdoi të fliste me vete: “Ua, nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”.
Ky episod është vetëm një tjetër moment në marrëdhënien e tyre të luhatshme, e cila që nga fillimi është karakterizuar nga afrime dhe përplasje të vazhdueshme, duke e bërë një nga dinamikat më të ndjekura në shtëpi.

