Një situatë e papritur ka tërhequr vëmendjen në “Ferma VIP”, ku protagonistë janë bërë Mimoza Ahmeti (Moza) dhe Akili.
Gjatë një bisede mes tyre, Moza përdori një shprehje mjaft të fortë, duke iu drejtuar banorit me fjalor eksplicit.
Megjithatë, ndryshe nga sa pritej, momenti nuk u shoqërua me tension apo debat.
Përkundrazi, Moza e tha frazën duke qeshur, duke i dhënë situatës një ton krejtësisht informal dhe pa prapavijë negative.
Edhe reagimi i Akilit ishte në të njëjtën linjë.
Ai nuk u ndje i ofenduar, por e mori me sportivitet, duke qeshur dhe e kaluar situatën pa asnjë reagim negativ.
Ky moment ka bërë xhiron e rrjetit, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si humor dhe atyre që e konsiderojnë të tepruar për një program televiziv.
Sidoqoftë, situata tregon qartë se marrëdhënia mes tyre është në një nivel ku edhe batutat më të forta merren me të qeshur.

