Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se po kalon një tjetër moment të tensionuar.
Së fundmi, Mateo i është afruar Brikenës duke e ftuar për një moment të qetë bashkë, me fjalët:
“Dua të të ftoj për një kafe…”
Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm dhe i ftohtë.
Brikena e ka refuzuar pa hezitim duke thënë:
“Jo, s’dua të vij atje.”
Ky refuzim i drejtpërdrejtë ka habitur jo pak ndjekësit, sidomos pas afrimitetit dhe momenteve romantike që dyshja kanë ndarë më herët.
Situata mes tyre duket gjithnjë e më e paqartë, me sjellje që kalojnë nga afrim në distancim brenda pak ditësh.
Publiku tashmë po pyet:
A është kjo një krizë e vërtetë mes tyre apo thjesht pjesë e lojës brenda BBVA?

