Një detaj që nuk ishte bërë publik më parë për Brikena Selmanin, banoren e Big Brother VIP Albania, ka dalë së fundmi në dritë dhe po bën xhiron e rrjetit.

Emisioni “Dr. Plastik” në Tv Klan ka publikuar pamje ekskluzive nga ndërhyrja e saj estetike, e realizuar vetëm pak ditë përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në materialin e transmetuar, shfaqet momenti i konsultës së Brikenës me Dr. Rezarta Kapaj, ku ajo kërkon detaje për procedurën që dëshironte të kryente.

Bëhet fjalë për një “temporal lift”, një ndërhyrje që synon të tërheqë zonën e syve, vetullave dhe mollëzave, duke i dhënë fytyrës një pamje më të ngritur dhe të theksuar.

Pamjet “para dhe pas” kanë tërhequr menjëherë vëmendjen, duke treguar një ndryshim të dukshëm në tiparet e saj, çka ka shtuar edhe më shumë diskutimet në rrjet.

Ky zbulim ka shuar një pjesë të kureshtjes së publikut për transformimin e saj fizik, ndërsa reagimet vijojnë të jenë të shumta dhe të ndara mes ndjekësve.