Nisja e edicionit të tretë të “Ferma VIP” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke regjistruar shifra mbresëlënëse që në minutat e para të transmetimit.
Vetëm 13 minuta pas fillimit, spektakli arriti një audiencë masive në transmetimin live në YouTube.
Sipas të dhënave të publikuara, ndërsa moderatorja Arbana Osmani sapo kishte hapur spektaklin, numri i ndjekësve arriti në rreth 324 mijë shikues njëkohësisht.
Ky interes i jashtëzakonshëm tregon pritshmëritë e larta të publikut për këtë sezon, sidomos për të zbuluar 24 personazhet VIP që do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Shifrat e para sugjerojnë se “Ferma VIP 3” mund të jetë një nga formatet më të ndjekura të momentit, duke rivalizuar fort edhe spektakle të tjera televizive në vend.

