Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 5”, Kristi Lamaj nuk ka humbur kohë dhe ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij televizive.

I ftuar në emisionin “Top Story”, ish-banori zbuloi se është bërë pjesë e një projekti të ri të rëndësishëm, i cili vjen nga Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel.

Sipas tij, bëhet fjalë për një format që do të ketë në fokus rininë, artin dhe artistët e rinj, ku Kristi do të ketë një rol të dyfishtë si opinionist dhe pjesërisht moderator.

Ai u shpreh:

“Sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më propozoi një projekt shumë të rëndësishëm… do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua.”

Ky zhvillim tregon se eksperienca në BBVA ka qenë një trampolinë e fortë për të, duke i hapur menjëherë dyer të reja në ekran.

Në të njëjtën intervistë, Kristi foli edhe për përjetimin e tij brenda shtëpisë, duke e cilësuar si një eksperiencë që të ndihmon të njohësh veten në dimensione të reja.

Tashmë, ai duket gati për këtë sfidë të re, ndërsa ndjekësit presin të shohin se si do të shfaqet në rolin e tij të ri në televizion.