Sfida e mosreagimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po vazhdon të vendosë banorët përballë situatave provokuese dhe të papritura.

Këtë herë, produksioni i ka testuar përmes ekranit qendror, duke shfaqur një grafikë që dukej identike me një televotim real.

Në ekran u shfaqën fotot e Mirit dhe Rogertit, të shoqëruara me pyetjen:

“Kë doni të shpëtoni?”, duke krijuar iluzionin e një nominimi “kokë më kokë”.

Edhe pse rregulli ishte i qartë për të mos reaguar, kjo situatë nxiti një veprim të papritur nga Rogerti.

Fillimisht, ai u pa duke bërë gjeste që linin të kuptohej se do ta donte këtë përballje si reale, por më pas shkoi edhe më tej.

Në një moment që po bën xhiron e rrjetit, Rogerti iu afrua ekranit dhe puthi fotografinë e Mirit, një veprim i interpretuar si ironik dhe provokues.

Ky gjest ka ngritur menjëherë pikëpyetje:

A e theu Rogerti sfidën e mosreagimit apo ishte thjesht pjesë e lojës?

Mbetet për t’u parë nëse Vëllai i Madh do ta konsiderojë këtë si shkelje apo do ta lërë të kalojë, ndërsa sfida vazhdon të sjellë momente gjithnjë e më intensive në shtëpi.