Sfida e mosreagimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë një tjetër moment të pazakontë dhe plot humor për banorët.

Pas largimit të Seno-s, këtë herë ishte Kristi Lamaj ai që u rikthye përkohësisht në ambientet e shtëpisë, por në një mënyrë krejt ndryshe nga ç’pritej.

Në vend që të hynte nga dera kryesore, ai është shfaqur duke kapërcyer murin rrethues, duke rikrijuar në mënyrë simbolike edhe momentin e largimit të tij nga loja, i cili kishte bërë shumë bujë.

E gjithë situata ishte menduar si pjesë e sfidës së mosreagimit, dhe pavarësisht surprizës së madhe, banorët kanë qëndruar të qetë dhe nuk kanë reaguar fare, duke respektuar rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.

Ky moment është pritur me humor nga publiku, ndërsa fakti që banorët arritën të mos reagojnë tregon edhe presionin dhe seriozitetin e kësaj prove.

Kujtojmë se largimi i Kristit duke kapërcyer murin ishte një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, dhe rikthimi i tij në të njëjtën mënyrë ka rikthyer sërish vëmendjen tek ai.

Sfida e mosreagimit vazhdon dhe pritet të sjellë edhe surpriza të tjera deri në Prime-in e radhës.