Gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP Albania”, një moment i papritur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe të rrjeteve sociale.
Pas njoftimit se Mateo kishte shpëtuar nga eliminimi në përballjen “kokë më kokë” me Stenaldon, reagimi i Brikenës ishte i menjëhershëm dhe plot emocion.
Ajo u hodh në krahët e Mateos për ta përqafuar, por në atë moment ndodhi një incident i sikletshëm: për shkak të fustanit të shkurtër, kamerat kapën një zbulim të paqëllimshëm gjatë transmetimit live.
Pamjet treguan edhe reagimin e moderatorit Ledion Liço, i cili u shfaq në ekran me një mimikë tipike surprize ndaj situatës së papritur që ndodhi në studio.
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë reaguar me komente të shumta, disa me humor e të tjerë duke e konsideruar si një moment të sikletshëm që ndodhi live.
Ndërkohë, mbrëmja vijoi me zhvillime të tjera të rëndësishme, ku Mateo siguroi vazhdimin e rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke e kthyer këtë Prime në një nga më të komentuarit e sezonit.

