Një moment që fansat e kishin pritur prej kohësh ka ndodhur më në fund në spektaklin e Big Brother VIP Albania.
Pas rreth dy muajsh njohje dhe afrimiteti brenda shtëpisë, raporti mes Mateos dhe Brikenës ka kulmuar me një moment të shumëpritur.
Gjatë Prime-it të mbrëmjes, ndërsa në studio dëgjoheshin thirrjet e publikut “puthe, puthe, puthe”, dyshja vendosi të mos rezistonte më.
Në një moment që u bë menjëherë viral, Mateo dhe Brikena shkëmbyen një puthje live, duke emocionuar fansat dhe duke ndezur rrjetet sociale.
Ky zhvillim vjen pas shumë ulje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre, e cila ka qenë një nga më të komentuarat gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpi.
Pamjet e puthjes po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit e programit po reagojnë masivisht për këtë moment që shënon një kthesë të re në raportin e tyre.

