Një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë në dhomën e make-up.
Gjatë mbrëmjes, Mateo dhe Brikena janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, një skenë që është komentuar menjëherë si një rikthim i fortë i raportit të tyre.
Dyshja dukeshin mjaft të afërt dhe të përfshirë emocionalisht, duke lënë të kuptohet për një lidhje që po forcohet gjithnjë e më shumë brenda shtëpisë.
Megjithatë, ky moment vjen në një kohë shumë të rëndësishme për lojën, pasi Mateo ndodhet në televotim këtë javë përballë Stenaldos, një nga sfidat më të forta deri më tani.
Kjo ka bërë që rrjeti të shpërthejë në komente, ku shumë ndjekës shprehen se afrimiteti mes tyre mund të jetë strategji për të fituar më shumë mbështetje nga publiku.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që besojnë se ndjenjat janë reale dhe se pavarësisht lojës, mes tyre ekziston një lidhje e vërtetë.
Tashmë pyetja që po qarkullon kudo është:
Dashuri e sinqertë apo lëvizje strategjike për televotimin?

