Këtë të hënë ka hyrë në fuqi në Shqipëri Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve, një mekanizëm i ri që synon të vendosë kontroll mbi tregun e karburanteve dhe të shmangë abuzimet.
Sipas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, bordi do të mbikëqyrë të gjithë zinxhirin, nga garantimi i rezervave shtetërore deri te furnizimi i tregut, me qëllim parandalimin e spekulimeve me çmimet.
Vendimi parashikon masa të forta për subjektet që nuk zbatojnë çmimet e vendosura:
➡️ heqje të së drejtës për tregtim
➡️ konfiskim të mallit
Ndërkohë, një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ulja me 20% e akcizës së karburanteve, që synon të lehtësojë barrën për konsumatorët.
Mekanizmi i ri përcakton gjithashtu:
3 lekë/litër marzh për shumicën 12 lekë/litër marzh për pakicën
Këto masa synojnë të mbajnë nën kontroll çmimet dhe të garantojnë transparencë në treg.
Gjatë kësaj jave pritet që bordi të mblidhet për të vendosur edhe çmimet tavan të karburanteve, të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjithë tregtarët.

