Sot në Tiranë, mijëra qytetarë kanë dalë në protestë kundër korrupsionit dhe qeverisë aktuale, duke mbushur rrugët kryesore të kryeqytetit.

Tubimi është shoqëruar me tensione, ndërsa në një moment situata ka dalë jashtë kontrollit dhe forcat e policisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë, për të shpërndarë turmën.

Në mesin e protestuesve ka qenë edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili është parë në pamjet që po qarkullojnë në rrjet me sytë e skuqur nga gazi lotsjellës.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes dhe gjendjes së rënduar, Berisha nuk është tërhequr. Ai është parë duke vijuar marshimin në protestë, i rrethuar nga mbështetësit e tij.

Pamjet janë bërë menjëherë virale, ndërsa shumë qytetarë kanë reaguar për mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe zhvillimet gjatë protestës.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet si do të vijojnë protestat dhe reagimet politike në orët në vijim.