I ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori DJ Gimbo ka ndarë detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia dhe një zhvillim që ka marrë shumë vëmendje nga publiku.
Gjatë intervistës, ai zbuloi se ka pasur një takim me familjarët e Selinës, një nga raportet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.
Sipas tij, pritja ka qenë më shumë se pozitive, duke theksuar se është ndjerë menjëherë i afërt me ta.
“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selin… më ka pëlqyer shumë që më kanë parë si djalin e tyre,” – u shpreh ai, duke treguar se marrëdhënia me familjen e saj është krijuar natyrshëm dhe me shumë respekt.
Gimbo theksoi veçanërisht vlerësimin që ka marrë nga babai i Selinës, duke shtuar se kjo gjë e ka prekur shumë dhe i ka dhënë siguri për qëllimet e tij ndaj saj.
Ai zbuloi gjithashtu se ka krijuar një raport shumë të mirë edhe me vëllain e Selinës, Onno-n, me të cilin ndan jo vetëm të njëjtën moshë, por edhe profesionin.
“Onno-n e kam si shok… është djalë flori,” – shtoi ai, duke treguar afrimitetin që kanë krijuar në pak kohë.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit e çiftit po e shohin këtë si një hap të rëndësishëm në raportin mes Gimbos dhe Selinës, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

