Një tjetër debat i ashpër është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë mes Juelës dhe Selinës, ku situata ka kaluar kufijtë e një diskutimi normal.
Gjatë publicitetit të Prime-it, Juela iu drejtua Selinës me fjalë shumë të rënda, duke përdorur një gjuhë që ka shkaktuar reagime të menjëhershme jashtë shtëpisë.
Ajo u shpreh:
“Ti je ajo femër që shitesh me 0 pas… unë të djeg nga koka tek këmba!”, një deklaratë që u konsiderua nga shumë si ofenduese dhe denigruese.
Pas publikimit të pamjeve, familjarët e Selinës kanë reaguar ashpër përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një debat.
Në reagimin e tyre, ata theksojnë se janë kaluar çdo kufi dhe se një gjuhë e tillë nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë, duke kërkuar masa nga produksioni.
Ata shtojnë se Selina nuk e meriton një trajtim të tillë dhe se situata duhet të marrë një zgjidhje të menjëhershme.
Kjo kërkesë vjen edhe në bazë të një precedenti të mëparshëm në këtë edicion, ku Greta Kazazi u përjashtua me “zarf të zi” për përdorim të fjalorit denigrues ndaj po së njëjtës banore.
Tashmë, publiku është në pritje për të parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të mbajë të njëjtin standard edhe në këtë rast dhe nëse do të ketë masa ndaj Juelës.


