Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Albania” solli eliminimin e radhës, ku këtë herë shtëpia u nda nga Artani.

Por ndryshe nga intervistat e zakonshme pas daljes, diskutimi në studio mori një drejtim krejt tjetër dhe të papritur.

Gjatë bisedës, opinionisti Arbër Hajdari i drejtoi pyetjen klasike për fituesin e mundshëm të këtij edicioni. Megjithatë, Artani zgjodhi të mos përgjigjej drejtpërdrejt, por të ngrinte një çështje që habiti të gjithë.

Ai akuzoi produksionin duke pretenduar se “bileta e fatit” i ishte zëvendësuar pa dijeninë e tij.

“Kush ma ndërroi biletën e fatit? Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë…” – u shpreh ai, duke shtuar se bileta që kishte pasur fillimisht ishte e grisur, ndërsa ajo që u shfaq në ekran rezultoi e paprekur.

Sipas tij, kjo situatë nuk përputhet me atë që ai kishte bërë gjatë qëndrimit në shtëpi, duke lënë të kuptohet se diçka nuk ka shkuar siç duhet.

Deklarata e tij krijoi menjëherë habi dhe tension në studio, ndërsa edhe moderatori Ledion Liço mbeti i surprizuar nga këto akuza të drejtpërdrejta.

Ky moment ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit po diskutojnë mbi pretendimet e Artanit dhe kërkojnë sqarime nga produksioni i Big Brother VIP Albania.