Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, përveç debateve dhe tensioneve, ndodhin edhe momente që shkaktojnë të qeshura dhe bëhen menjëherë virale në rrjet.
Së fundmi, protagonist i një situate të tillë është bërë Miri, i cili ka bërë një gafë gjatë një bisede me Nikolen.
Teksa po diskutonin normalisht, ai papritur i është drejtuar asaj me emrin e Selinës, duke thënë:
“…e di kur e ke bërë, o Selin? Më fal.”
Ky lapsus ka lënë të habitur Nikolen, e cila reagoi menjëherë duke thënë:
“Selin?”, dhe më pas u largua nga biseda.
Situata nuk i shpëtoi as Rogertit, i cili ishte aty pranë dhe reagoi i surprizuar me një:
“Ua, ua…”, ndërsa vetë Miri e kuptoi menjëherë gabimin dhe e kaloi momentin me të qeshura.
Ky episod vjen në një kohë kur jashtë shtëpisë po përflitet për një interes të mundshëm të Mirit ndaj Selinës, sidomos pas largimit të Gimbos, duke bërë që kjo gafë të marrë edhe më shumë vëmendje dhe të shtojë aludimet në rrjet.
Pamjet janë bërë virale, ndërsa ndjekësit po e komentojnë si një moment spontan, por edhe shumë domethënës për dinamikat që po zhvillohen në shtëpi.

