Pas një nate të mbushur me tensione, ku raporti mes Mateos dhe Brikenës arriti në një pikë kritike, situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Pas debatit të ashpër dhe momentit kur Brikena vendosi kufij të qartë në marrëdhënien e tyre, Mateo ishte parë i tërhequr, i shtrirë dhe dukshëm i rënduar emocionalisht nga gjithçka që kishte ndodhur.

Madje, ai kishte shprehur edhe vendimin e tij për të mos bërë më asnjë hap drejt saj, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre kishte marrë fund.

Por në një moment që nuk pritej, ishte pikërisht Brikena ajo që vendosi të thyejë akullin.

Teksa Mateo qëndronte i shtrirë, ajo iu afrua me një gjest të ëmbël, duke i vendosur sipër një arush të madh pellushi, dhe me një ton të butë e pyeti:

“A e do një përqafim nga Boli? A je më mirë?”

Ky moment i papritur tregoi një tjetër anë të marrëdhënies së tyre, ku pavarësisht tensioneve dhe kufijve të vendosur, Brikena nuk dëshiron ta shohë Mateon në një gjendje të rënduar.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet, ndërsa ndjekësit po pyesin: a është kjo një shenjë pajtimi apo thjesht një gjest njerëzor pas një konflikti të fortë?