Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë mes Rogertit dhe Brikenës.
Teksa Brikena po qëndronte e vetme duke pirë cigare, Rogerti iu afrua dhe nisi ta ngacmonte me komente për situatat në shtëpi. Ai i tha se Mateo kishte shkuar mbrapa Selinës, duke e quajtur madje edhe “njeri pa fytyrë”.
Pavarësisht se Brikena nuk dukej e interesuar për këtë bisedë dhe po përpiqej të qëndronte e qetë, Rogerti vazhdoi me komentet e tij.
Në një moment, e lodhur nga situata, Brikena reagoi drejtpërdrejt, duke i thënë:
“Të lutem më lër të qetë, dua të rri vetëm.”
Ky moment është komentuar në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vënë re gjendjen e Brikenës dhe insistimin e Rogertit për të vazhduar bisedën, pavarësisht kërkesës së saj për qetësi.
Situata pritet të ndikojë më tej në marrëdhëniet mes banorëve, ndërsa tensionet në shtëpi vijojnë të rriten çdo ditë.

