Pak orë pas lajmit për lirimin nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi (Gjesti) ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke sqaruar situatën dhe duke folur hapur për atë që ndodhi.
Fillimisht, ai ka qetësuar ndjekësit me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale:
“Shnosh e mirë, afër familjes tem. Ju dua e falemnderit 100 her për përkrahjen e mesazhet e mira.”
Por më pas, Gjesti ka publikuar një reagim më të gjatë, ku pranon gabimin e tij dhe kërkon falje për situatën e krijuar.
Ai u shpreh se është penduar dhe se ajo që ndodhi ishte rezultat i një gjendjeje të rënduar emocionale.
“Kom bo gabim edhe kërkoj falje… jom shumë pishmon. Unë nuk jom njeri i tillë,” – shkruan ai, duke shtuar se presioni dhe situatat e vazhdueshme e çuan në atë pikë.
Megjithatë, këngëtari nuk është ndalur vetëm te ndjesa. Ai ka bërë akuza të forta ndaj kompanisë “Onima”, duke deklaruar se ka nisur procedura ligjore kundër tyre.
Sipas tij, bëhet fjalë për keqtrajtim ndër vite, borxhe të pashlyera dhe dëme në karrierë, duke pretenduar se kjo kompani ka ndikuar negativisht në rrugëtimin e tij artistik.
Në fund të reagimit, Gjesti dha një mesazh të fortë për industrinë muzikore:
“Muzikën s’munet me ma nal kërkush…”, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë karrierën pavarësisht situatës.
Ky reagim ka bërë menjëherë bujë në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin dhe atyre që kritikojnë deklaratat e tij.


