Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen së fundmi në rrjetet sociale, pas një postimi që ka bërë bujë tek ndjekësit e saj.
Ajo ka publikuar një foto nga prapaskenat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku në fokus është Ledion Liço në momentin kur sapo ka dalë live në nisje të Prime-it.
Ky postim vjen pas një periudhe ku në profilin e Sarës kishin munguar imazhet e Ledionit, duke ngritur pikëpyetje dhe aludime nga ndjekësit për marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, fotoja e fundit duket se hedh poshtë çdo dyshim, pasi tregon qartë se Sara është pranë tij dhe e mbështet në një nga momentet më të rëndësishme profesionale.
Në imazhin e publikuar, Ledioni shihet në skenën e spektaklit, ndërsa Sara ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me publikun, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje dhe afrimiteti.
Postimi është komentuar gjerësisht në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë parë si një sinjal pozitiv për raportin mes tyre, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin nisur së fundmi.


