Një lajm i pavërtetë ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi kishte humbur jetën. Postimi, i cili ishte modifikuar për t’u dukur si një lajm i publikuar nga një faqe e njohur mediatike, ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm tek publiku.
Përballë kësaj situate, Rozana Radi ka reaguar menjëherë përmes llogarisë së saj në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmin dhe duke shprehur indinjatën për përhapjen e dezinformatave të tilla.
Ajo publikoi në InstaStory pamjen e postimit të rremë, duke shkruar:
“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online.”
Këngëtarja nuk e fshehu zemërimin e saj dhe theksoi se lajme të tilla mund të kenë pasoja shumë serioze, sidomos për familjarët dhe njerëzit e afërt.
“Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka,” u shpreh ajo, duke kritikuar ashpër publikimin e lajmeve të pavërteta.
Ngjarja ka hapur një debat të ri në rrjetet sociale për përgjegjësinë e portaleve dhe përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat jo rrallë krijojnë panik dhe shqetësim tek publiku dhe familjarët e personave të përfshirë.


