Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, ku protagonisti ishte banori Rogert.

Gjatë Prime-it, moderatori Ledion Liço e ftoi Rogertin të shkonte në dhomën e rrëfimit, pasi do të niste një zinxhir lojë për pjesën tjetër të banorëve. Duke qenë se Rogerti është në nominim të përhershëm, ai nuk duhej të merrte pjesë në këtë proces dhe u dërgua në dhomën e rrëfimit për të pritur.

Por në momentin që hyri brenda, ndodhi një situatë e papritur. Teksa Ledioni po i thoshte nga studio: “Rogert, rehatohu… rehatohu”, banori u përpoq të mbështetej dhe të ulej më qetë.

Në atë moment ai e dha trupin mbrapa papritur, duke humbur për pak ekuilibrin dhe për një moment u duk sikur do të rrëzohej. Fatmirësisht ai arriti të stabilizohej menjëherë dhe situata kaloi pa ndonjë incident.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e komentuan me humor situatën, ndërsa të tjerë u habitën nga momenti i papritur që ndodhi gjatë Prime-it.