Fituesi i Luiz Ejlli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për një video humoristike që po qarkullon gjerësisht në internet.

Gjithçka lidhet me një sfidë të kulturës së përgjithshme që u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku disa nga përgjigjet e banorëve u kthyen në “gafa” që bënë xhiron e rrjetit. Kjo situatë nuk i shpëtoi as Luizit, i cili vendosi ta trajtojë me humor. 

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ai realizoi një skenë komike ku bashkëshortja e tij Kiara Tito luante rolin e “Vëllait të Madh”, ndërsa Luizi jepte përgjigje ironike ndaj pyetjeve të saj. 

Gjatë videos u dëgjuan disa përgjigje që shkaktuan të qeshura tek ndjekësit. Për shembull, kur u pyet “Çfarë mbaroi në vitin 1991?”, ai u përgjigj me humor: “1990-ta.” Ndërsa në një tjetër pyetje matematikore për çokollatat, përgjigjja e tij ishte: “Diabet.” 

Videoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale dhe shumë ndjekës e kanë parë si një thumbim me humor ndaj gafave të banorëve, por edhe si një moment argëtues që rikujton stilin karakteristik të Luizit në reality show.

Reagimet në internet kanë qenë kryesisht pozitive, ku fansat e kanë vlerësuar videon si një nga momentet më qesharake të ditëve të fundit që lidhen me Big Brother VIP Albania 5.